Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Në Kavajë pashë entuziazmin e qytetarëve për ta shndërruar 25 prillin në referendum


Kreu i PD-së Lulzim Basha, pas takimit të zhvilluar në Kavajë ka shkruar në rrjetet sociale se qytetarët presin me padurim dhe do e shndërrojë 25 prillin në një referendum.

Basha thotë se Kavajën e kishte pllakosur dhe thotë se nëse vjen ai në pushtet do çlirohet biznesi nga taksat dhe do anulohet fiskalizimi.

Sot vizitova qytetin e Kavajës ku në çdo hap dhe çdo përshëndetje, në çdo rrugë dhe çdo derë gjeta entuziazëm, padurim dhe vendosmëri për ta shndërruar 25 prillin në një referendum kundër të keqes që ka mbjellë Edi Rama prej 8 vitesh.

Dëgjova prej sipërmarrësve dhe qytetarëve se qytetin e ka pllakosur mjerimi dhe zymtësia nga babëzia e korrupsionit qeveritar dhe ikja masive e rinisë.

Diskutova me qytetarët dhe sipërmarrësit planet tona të punës për të kthyer normalitetin në Shqipëri dhe për të sjellë shpresën dhe ndryshimin që i duhet kaq shumë vendit.

Do të ulim taksat dhe do të heqim pengesat për të bërë biznes. Do të çlirojmë biznesin nga taksat e rënda dhe oreksi i mijëra inspektorëve. Do të anulojmë fiskalizimin dhe do të dërgojmë për ndjekje penale edhe këtë aferë të hapur korruptive”-shkruan Basha.

Më tej Basha thotë se do rritë pensionet me 5% çdo vit.

Do të rrisim pensionet çdo vit 5% dhe do të ulim çmimin e energjisë dhe karburantit. Do t’u kthejmë pronat brenda 4 viteve dhe do të krijojmë një buxhet dinjitoz për bashkësitë fetare. Kemi shumë punë që na presin për të kthyer shpresën e të rinjve tek Shqipëria, prandaj duhet të bashkohemi për të bërë të mundur ndryshimin. Më 25 prill, Rama humb dhe Shqipëria fiton!”-shkruan kryedemokrati.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *