Vendosni fjalën kyçe....

Zbrazja e Shqipërisë, keq-qeverisja shpjegimi i vetëm


Nga Julian Myftari

Sa herë kryeministri pyetet për fenomenin e zbrazjes së Shqipërisë, ai përgjigjet se ajo është pjesë e lëvizjes normale demografike drejt vendeve më të pasura. Kur dëgjon këtë arsyetim të duket sikur ikja e qytetarëve tanë është një proces pothuaj i gëzueshëm.

Të duket sikur ata janë mirë këtu në Shqipëri, por po largohen për të qenë akoma më mirë. Në fakt asgjë e tillë nuk është e vërtetë. Numrat e atyre që kanë ikur nga Shqipëria në raport me popullsinë e vendin, nuk janë as të natyrshëm, as tipikë. Këto shifra janë shumë më të larta se të çdo vendi tjetër që nuk ka kaluar, apo po kalon luftëra të brendshme, apo të jashtme.

Kjo po të krahasohet me vende të rajonet, por edhe me vende të kontinenteve të tjera. Madje, vendi ynë ka raportin më të lartë të emigracionit me numrin e popullsisë së tij në krahasim me të gjitha vendet në konflikt, përveç se me Sirinë dhe Bosnje-Herzegovinën (që ka kaluar një luftë civile me baza etnike disa vjeçare). Duke qenë se ne nuk kemi kaluar asgjë të tillë, i vetmi shpjegim këtë zbrazje mbetet keq-qeverisja që shkakton mjerimin ekonomik.

I vetmi shpjegim mbetet fakti që sistemi ekonomik i bazuar mbi pastrimin e parave të krimit të organizuar dhe PPP-ve, nuk sjell asnjë begati ekonomike. Edhe nëse këto janë qindra milionë euro, këto para shkojnë vetëm në duart e të paktëve dhe shërbejnë vetëm për të mbajtur në gjendje skllavërie shumicën. Prandaj, shqiptarët ikin nga vendi i tyre më shumë se të tjerët dhe kjo nuk është as e natyrshme e aq më pak e tolerueshme.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *