
Milani e Juventusi kanë mbetur jashtë Ligës së Kampionëve për sezonin e ardhshëm, vend të cilin e ka marrë surpriza Komom, që u rendit në vendin e katërt.
Milani u mund në shtëpi nga Kaljari 1-2, në një ndeshje ku miqtë vinin të qetë pasi nuk kishin asnjë objektiv. Juventus nga ana e tij e fitoi derbin ndaj Torinos por humbja e javës së shkuar me Fiorentinën i kushtoi shumë.
Komo ka qenë surpriza e këtij sezoni në Serinë A. Katër fitore dhe një barazim në pesë ndeshjet e fundit dhe gabimet e rivalëve bënë që ekipi të renditej në vendin e katërt duke shkruar historinë me një vend në Ligën e Kampionëve sezonin që vjen.