Vendosni fjalën kyçe....

Mbyllet në Fier Turi i 83-të Çiklistik i Shqipërisë, fitues shpallet holandezi Niels Reemeijer


Turi çiklistik i Shqipërisë 2026 ka përfunduar sot me etapën e 5-të dhe të fundit.

Sipas itinerarit të përpiluar nga Federata Shqiptare e Çiklizmit, etapa e 5- të nisi në Vlorë dhe përfundoi në Fier ku është kurorëzuar dhe fituesi i këtij edicioni të 83-të.

Policia rrugore e Fierit njoftoi bllokime të përkohshme në disa akse rrugore nga ora 10:00 deri në 13 :15 duke kërkuar mirëkuptimin e qytetarëve për mbarëvajtjen e këtij aktiviteti.

Me një itinerar prej 121, 3 kilometrash etapa ishte mjaft emocionuese dhe me shpirt luftarak gare nga çiklistët e 18 ekipeve pjesëmarrëse.

Pas rreth  tre orësh garë, i pari në finish mbërriti 22-vjeçari Gabriele De Fabritiis, përfaqësues i ekipit kombëtar shqiptar, i cili la pas grekun Georgios Bouglas ndërsa  në vendiin e tretë u rendit rumuni Alin Toader.

Pas garës vetë Gabriele De Fabritiis u shpreh se gara ishte emocionuese dhe se luftoi përgjatë gjithë kohës.

Ndërkohe fiituesi i gjithë edicionit u shpall hollandezi Niels Reemeijer i cili u shpreh mjaft i gëzuar, teksa Shqipërinë e ka cilësuar një vend të bukur.

Ky aktivitet solli në Shqipëri frymën e çiklizmit ndërkombëtar duke promovuar sportin, garën dhe bukuritë e vendit përgjatë pesë ditëve intensive të kompeticionit.