Vendosni fjalën kyçe....

MSH: 21 viktima dhe 851 të infektuar me Covid-19 në 24 orë


Ministria e Shëndetësisë ka publikuar buletinin me të dhënat e fundit mbi pandeminë e shkaktuar nga Covid-19.

Gjatë ditës së sotme janë kryer 766 vaksinime antiCovid dhe që nga fillimi i vaksinimit janë kryer 15,793 vaksinime.

Në 24 orët e fundit janë kryer 3149 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë 851 qytetarë.

Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki:

377 raste në Tiranë, 48 në Pogradec, nga 30 raste në Elbasan, Kavajë, 29 në Durrës, 28 në Vlorë, 27 në Shkodër, 26 në Fier, 25 në Berat, 23 në Lezhë, 21 në Sarandë, 19 në Krujë, 18 në Peqin, 17 në Korçë, 14 në Kamëz, nga 12 raste në Lushnje, Mirditë, 9 në Gjirokastër, 7 në Kuçovë, 6 në Kukës, nga 5 raste në Kurbin, Has, Librazhd, nga 4 raste në Pukë, Tropojë, Tepelenë, Vorë, nga 3 raste në Devoll, Përmet, Bulqizë, Kolonjë, Gramsh, nga 2 raste Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Belsh, Dibër, Shijak, Maliq, Poliçan, nga 1 rast në Rrogozhinë, Mallakastër, Selenicë, Malësi e Madhe, Prrenjas, Skrapar, Patos, Cerrik, Dropull, Këlcyrë, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 903 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 72,076 që nga fillimi i epidemisë.

Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 606 pacientë, 42 në terapi intensive, nga të cilët 10 pacientë janë të intubuar.

Me gjithë përpjekjet e stafit mjekësor, 21 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19: 6 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Elbasani, 2 qytetar nga Berati, 2 qytetar nga Kuçova, 1 qytetar nga Kavaja, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Kukësi, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Durrësi, 1 qytetar nga Puka, 1 qytetar nga Librazhdi, 1 qytetar nga Kolonja, 1 qytetar nga Kurbini, të moshave 42-94 vjeç.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *