Vendosni fjalën kyçe....

Raporti i DASH për Shqipërinë, Rushaj: Pasqyrë e gjendjes aktuale të vendit mbi pastrimin e parave


Drejtuesi i fushatës së PD-së, Afred Rushaj komentoi sot raportin më të fundit të Departamentit Amerikan të Shtetit lidhur me Shqipërinë. Sipas tij, raporti është një pasqyrë e qartë e gjendjes në të cilën ndodhet vendi duke treguar edhe shkaqet pse kjo ka ndodhur.

Është një pasqyrë e gjendjes aktuale ku ndodhet Shqipëria për sa i përket pastrimit të parave. Raporti bën edhe pasqyrën e shkaqeve pse jemi në këtë gjendje. DASH-i foli qartë duke konsideruar se korrupsioni, lidhjet me krimin e organizuar si dhe institucionet e dobëta janë arsyet pse vendi ndodhet këtu sot.” – tha Rushaj.

Drejtuesi i fushatës së PD-së theksoi se një tjetër raport i para ca muajve, tregon se në Tiranë pastrohen mbi 1 miliard dollarë në fushën e ndërtimeve. Rushaj shtoi se më shumë se 60% e kompanive që kanë ndërtuar në Tiranë nuk e kanë pasur kapitalin për të justifikuar ndërtime të tilla.

Dua t’u tregoj raportin e para ca muajve që janë mbi 1 miliard dollarë që pastrohen në Tiranë përmes ndërtimeve. Media e gazetarë prestigjiozë kanë theksuar se mbi 60% e kompanive që kanë ndërtuar në Tiranë kanë pasur një kapital minimal të kompanisë, duke qenë qartësisht pa mundësi për të bërë të tilla investime.” – tha ai.

Në fund Rushaj tha se krimi i organizuar është futur thellësisht në ekonominë e vendit duke përdorur sektorin e ndërtimit për pastrimin e parave.

Krimi i organizuar është futur thellësisht në ekonomi nëpërmjet lidhjeve me zyrtarë të institucioneve, ka mbyllur tregun, ka pamundësuar konkurrencën duke i çuar burimet drejt një sektori të vetëm, që është ndërtimi.” – vijoi ai.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *