Vendosni fjalën kyçe....

Basha takon Kurtin: Nesër si kryeministër do bëj gjithçka për të forcuar bashkëpunimin


Kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha ka takuar ditën e sotme Kryeministrin e zgjedhur të Kosovës, Albin Kurtin.

Basha ka zbuluar bisedën e bërë gjatë takimit me kreun e LVV-së në Tiranë.

Kryedemokrati thotë se ka garantuar Kurtin se kur të vijë në pushtet do bëjë gjithçka për të rritur bashkëpunimin.

Prita sot me kënaqësi liderin e Lëvizjes Vetëvendosje, kryeministrin në ardhje të Kosovës Albin Kurti. E urova për fitoren e zgjedhjeve parlamentare dhe modelin që Kosova i dha Shqipërisë dhe gjithë rajonit për mënyrën e organizimit të zgjedhjeve edhe pse në kushte pandemie.

Biseduam për sfidat që ka përpara Shqipëria dhe Kosova. Nënvizova gjatë takimit me zotin Kurti nevojën jetike që ka Shqipëria për ndryshim në zgjedhjet e 25 prillit dhe e garantova se nesër si kryeministër i Shqipërisë do të bëj gjithçka për të rritur dhe forcuar bashkëpunimin me Kosovën në funksion të zhvillimit ekonomik, punësimit, njohjes së saj nga vende që ende se kanë bërë si dhe anëtarësimit në institucionet ndërkombëtare”-shkruan Basha.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *