Vendosni fjalën kyçe....

Protesta para Ministrisë Brendshme, plagosen dy qytetarë e një polic


Dy qytetarë dhe një efektiv policie kanë mbetur të plagosur nga protesta e pasdites së sotme para Ministrisë së Brendshme.

Qindra qytetarë e familjarë të 25-vjeçarit Klodian Rasha u mblodhën para ministrisë për të protesuar pas vrasjes së të riut nga një efektiv policie.

Ata bënë thirrje për drejtësi si dhe kërkuan dorëheqjen e ministrit të Brendshëm, Lleshaj.

Në momente të caktuara protesta është përshkallëzuar me qytetarët që kanë tentuar të futen brenda ministrisë por janë penguar nga policia.

Gjatë përplasjeve janë plagosur dy qytetarë si dhe një efektiv policie. Prej Ministrisë së Brendshme, protesta është zhvendosur drejt Kryeministrisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *