Vendosni fjalën kyçe....

Vrasja e Klodian Rashës/ Belind Këlliçi thirrje ministrit Lleshaj: Nëse ke një fije dinjitet dil dhe jep dorëheqjen


Në marshimin para Ministrisë së Brendshme dhe Kryeministrisë, të rinjtë demokratë kërkuan nga ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj që të jepte dorëheqjen lidhur me vrasjen e një 25-vjeçari nga një efektiv policie.

Kreu i FRPD-së Belind Këlliçi, than ë protest se është e turpshme që po fshihen privat e vrasjes së Klodian Rashës.

Ai kujtoi se si shqiptarët u solidarizuan me protestat për vdekjen e George Floyd në SHBA, duke u kërkuar të bëjnë të njëjtën gjë për vrasjen e një të riu në Shqipëri. Ai përsëriti thirrjen e të rinjve demokratë për Lleshajn, që ai të jepte dorëheqjen nga posti i tij.

 “Data 8 dhjetor një ditë historike për vendin tonë, por që aq shumë e urrejnë pjellat e komunizmit me në krye këtë këtu përballë që ka 130 ditë që s’është në punë ky!  A e shihni që dyert e Kryeministrisë janë të mbyllura. Ku është Edi Rama?! Ndërkohë që qytetarët shqiptarë po dergjen nëpër spitale, ky këtu është turisti nr. i Amerikës. Kjo që ka ndodhur dje është kriminale, është momenti që çdo qytetar të bëhet bashkë për të reaguar. Fakteqësisht shoqëria jonë është e intubuar. Shoqëria shqiptare dhe kryeministri reaguan kur u vra George Floyd në Amerikë, po pse nuk ka një reagim për një 25-vjeçarë të vrarë? Çfarë bëri?! Është e turpshme fshehja e provave të ngjarjes dhe baltosja e emrit të të ndjerit. Ai ka qenë duke ecur dje me hurma ne duar. A kanë fëmijë a s’kanë fëmijë?! Ministri i Brendshëm duhet të ketë fëmijët e tij në këtë moshë?! A ka cipë? E mban veten për burrë malësor! Nëse ke një fije dinjitet, një fije moral, një fije krenari malësori, dil jep dorëheqjen dhe ndahu nga kjo organizatë kriminale”, tha Këlliçi.

Ndërkohë Këlliçi përmendi edhe kryeministrin Edi Rama i cili ndodhet në një vizitë disa ditore në SHBA. Ai e quajti atë “turistin NR.1” të Manhatanit.

“Nuk duam të bëjmë aspak  e dimë që do thoni se po bëjmë politike, aspak jo ne po bëjmë detyrën tonë si qytetarë dhe duke ftuar çdo të rinj dhe qytetarë të ngrenë zërin. E nisën duke ngacmuar seksualisht vajzat, duke rrahur të riun e tani duke vrarë. Të ngrihemi sa nuk është vonë! Kjo e keqe duhet të largohet e të marrë fund. Turp t’i vijë atij turistit në Manhatan që ende nuk ka një reagim”, shtoi kreu i FRPD-së.

Kujtojmë se sot erdhi reagimi i parë nga ministri Lleshaj, lidhur me vrasjen e 25-vjeçait Klodian Rasha. Ai shprehu ngushëllimet për familjarët ndërsa bëri thirrje për zbardhjen e ngjarjes.

25-vjeçari Klodjan Rasha u vra nga policia në orët e para të 8 dhjetorit, rreth 100 metër larg banesës së tij. Ai ishte ndjekur nga dy efektivë policie pasi kishte shkelur orën policore.

Policia thotë se efektivi që e qëlloi ishte ndjerë i rrezikuar, pasi i riu kishte nxjerrë një objekt që ishte dukur si armë. Në një njoftim të dytë, policia tha se në vendin e ngjarjes kishte gjetur armën që dyshohej se kishte mbajtur Rasha me vete. Por një tjetër njoftim i SHÇBA-së nga hetimet paraprake doli në përfundimet se veprimet e punonjësit të policisë me inicialet N.H. bien në kundërshtim me procedurat standarde të përdorimit të armëve të zjarrit. Vdekja e Rashës ngriti mbrëmë në protesta një grup të rinjsh në Shkodër, ndërsa sot te rinjtë e FRPD-së marshuan drejt Kryeministrisë. Sakaq të tjera protesta priten pasditen e sotme rreth orës 16:00.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *