Vendosni fjalën kyçe....

Vasili: Rama po rrezikon integritetin territorial me pazaret politike


Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili nga foltorja e Kuvendit  u shpreh se kryeministri Edi Rama po rrezikon me pazare politike ‘integritetin territorial të vendeve të Ballkanit Perëndimor’.

Vasili, tha se përpjekja për zhvendosje kufijsh ka shkaktuar vuajtje pafund në të shkuar dhe  në këtë lojë rrezikohet edhe stabiliteti i Shqipërisë, Kosovës dhe vetë rajonit.  Kreu i Grupit Parlamentar të LSI-së, theksoi se me këtë veprime fundi i mazhorancës është afër.

Në seancën e sotme në jo pak raste, u citua gjerësisht ministri gjerman Rot lidhur me deklarimet e tij më të fundit. Gjëja që më bëri më shumë përshtypje është se përse nuk u citua një nga deklaratat e tij shumë të rëndësishme të bëra në Deutsche Ëelle, ku ai shprehimisht thotë: “Integriteti territorial i vendeve të Ballkanit Perëndimor është i rëndësishëm për ne. Përpjekja për zhvendosje kufijsh, ka shkaktuar vuajtje të pafundme në të shkuarën. Prandaj sipas meje, vazhdon ai, këto përsiatje janë tejet të rrezikshme.”

Momenti më interesant, por edhe më kritik është: “Nga Shqipëria ne presim që kjo të përdorë në mënyrë konstruktive ndikimin e saj politik, e të angazhohet për stabilitet në të gjithë rajonin. Mund të jetë vetëm në interes të Shqipërisë si pjesë e rajonit, që të parandalojë me çdo kusht një destabilizim të Ballkanit Perëndimor, që detyrimisht do të vijonte nga ndryshimi i kufijve”- deklaroi Vasili nga foltorja e kuvendit.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *