Vendosni fjalën kyçe....

15 humbje jete në vend, 752 raste të reja me Covid-19


15 persona kanë humbur jetën 24 orët e fundit në vend për sa i përket pandemisë Covid-19.

Në njoftimin e ministrisë bëhet me dije se viktimat janë 7 qytetarë nga Tirana, 3 qytetarë nga Durrësi, 1 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Skrapari, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Berati, 1 qytetar nga Elbasani, të moshave 55-88 vjeç.

Nga 2620 testime të kryera janë gjetur 752 persona të prekur nga Covid-19. Në 4 spitalet covid në Tiranë po trajtohen 454 pacientë nga të cilët 39 janë në terapi intensive me 13 të intubuar.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *