Vendosni fjalën kyçe....

Gjenden katër granata dhe dy kapsolla detonatore në parkingun e një lokali në Tiranë


Katër granata dhe dy kapsolla detonatorë janë gjetur në parkingun e një lokali në Tiranë. Sipas policisë, lëndët plasëse janë gjetur në një qese, nga stafi i lokalit që ndodhet në rrugën ‘Besim Alla’ në Kombinat.

 “Më datë 10.10.2022, në Kombinat, në rrugën ‘Besim Alla’, në parkingun e një lokali, nga stafi i lokalit, është gjetur një qese brenda të cilës ndodheshin 4 granata dhe dy kapsolla detonatore.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.”– thuhet në njoftimin e Policisë.