Vendosni fjalën kyçe....

Ekzekutohet me breshëri 31-vjeçari në Vlorë, autori i maskuar zbriti nga një makinë me xhama të zinj (Emri)


Një person është ekzekutuar në Vlorë pasditen e sotme.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur pranë Gjykatës së Apelit në Rrugën Transballkanike.

Viktima është identifikuar si Taulant Gjika, 31 vjeç.

Dyshohet se i riu është qëlluar me breshëri automatiku nga një person i maskuar i cili ka zbritur nga një makinë me xhama të zinj.

Njoftimi i policisë

“Më datë 03.03.2021, rreth orës 14:20, në lagjen ‘Bashkimi’, në afërsi të Gjykatës së Apelit, Vlorë, është qëlluar me armë zjarri, në rrethana ende të paqarta shtetasi T.Gj., 31 vjec, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në Spitalin e Vlorës. Shërbimet e Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje ku është rrethuar zona dhe janë ngritur pika kontrolli në hyrje dhe në dalje të qytetit dhe përgjatë rrugëve që lidhin njësitë administrative me qëllim kapjen e autorit. Grupi hetimor po vijon punën për sekuestrimin e çdo prove materiale që do ti shërbej zbardhjes së ngjarjes dhe identifikimit të autorit/ve.”


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *