Vendosni fjalën kyçe....

Fushata kundër Bashës për “Shtëpinë e Verdhë”, Berisha: Rama doli cullak para botës


Ish-kryeministri Sali Berisha ka reaguar pas raportimeve të Hashtag.al lidhur me fushatën e nisur nga kryeministri Edi Rama, deputetët e PS-së dhe mediet pranë qeverisë, ndaj kreut të PD-së Lulzim Basha.

Duke iu referuar kryeministrit Rama, Berisha thotë se “Argati i Beogradit në Tiranë” ka dalë cullak para shqiptarëve dhe botës.

Ai shpërndan videon e publikuar nga Hashtag.al, mbi masakrën e Krushës së Madhe për të cilën akuzohet Lulzim Basha se e kishte asgjësuar, por që në të vërtetë gjendet në internet.

Berisha thotë se Rama me akuzat ndaj Bashës për “Shtëpinë e Verdhë” dhe hetimet ndaj UÇK-së, kërkon të provojë se nuk është presidenti serb Aleksandar Vuçiçi prapa akuzave ndaj UÇK-së.

“Edvin Kristaq Rama, argati i Beogradit, me këto trillime antishqiptare zhytet në gropën septike që i ka bërë vetes si puthador i Aleksandër Vuçiçit. Ai kërkon me këto akuza të provojë se nuk është padroni i tij Vuçiç prapa akuzave kundër UÇK por Lulzim Basha, shqiptari i vetëm që mblodhi të dhëna për hetimin e kasapit të Ballkanit padroni Vuçiçit Sllobodan Millisheviçit.”- shkruan Berisha.

Që prej nisjes në Gjykatën Speciale në Hagë të gjyqit ndaj disa liderëve politikë në Kosovë, lidhur me akuzat për krime lufte, kryeministri Rama e deputetët e PS-së kanë nisur një fushatë ndaj PD-së e kreut të saj Basha.

Ditët e fundit Top-Channel nisi një tjetër seri akuzash ndaj Bashës, lidhur me një kasetë, e cila sipas Milaim Bellanicës, personit që ka kryer filmimet e masakrës së Krushës në Kosovë, është marrë nga Basha dhe nuk ka përfunduar aty ku duhet dhe se Basha nuk ia ka dhënë kasetën pasi ai e ka kërkuar mbrapsht.

Mirëpo një shkrim i BBC-së, që daton 4 prill 1999, e nxjerr bllof Top Channel-in. Videoja që supozohet se është fshehur nga Basha, në të vërtetë gjendet në internet.

Madje disa pamje të publikuara dje nga Hashtag.al, marrë nga televizioni publik norvegjez, zbuluan papritur dhe prezencën e Dashamir Pezës. Duket se shqiptari i parë që ka marrë në dorëzim videon e plotë të masakrës së Krushës është Dashamir Peza, që në vitin 1999 punonte si shoqërues dhe përkthyes i gazetarit britanik George Alagiah.

REAGIMI I PLOTË I BERISHËS

Argati i Beogradit ne Tirane del cullak para shqiptareve dhe botes!

BBC dhe Kryeprokurori i gjykates speciale Williamsson faktojne trillimet e ulta kunder liderit te opozites Lulzim Basha, per llogari te padronit te tij Vuçiç, te argatit te Beogradit ne Tirane, Zografi Bis.

Argati i Beogradit ne Tirane Zografi bis me urdher te Padronit te tij Vuçiç, geobelsit te Millosheviçit akuzoje Lulzim Bashen, direkt vet dhe me mediat e tij te Arben dhe Karlo Malavites e Ymer Çorapes ne Tirane dhe Baton Stanishiqit ne Prishtine se ai:

1- ka marre pjese ne hetimin e akuzave per trafik te organeve nga UÇK ne Shtepine e Verdhe dhe se
2-ka zhdukur dokumentat filmike te dosjes se masakres serbe ne Krushen e Madhe (shif videon).

Lidhur me akuzen per pjesemarrje te Bashes ne hetime Shtepine e Verdhe, eksperti nderkombetar Jose Pablo Barayar, te cilit i referohet gazeta zviceriane Le Temp, sikur ai i ka thene asaj gazete, pergenjeshtroi si trillim lajmin e saj. Barayar i ka deklaruar ne ate kohe gazetarit te njohur Habion Hasani se ai

1-kurre nuk i ka thene gazetes Le Temp se ka qene me Lulzim Bashen tek shtepia e verdhe dhe se ai,
2-nuk ka qene kurre me Lulzim Bashen tek Shtepia e Verdhe.

Po kete gje ka pohuar ne nje interviste dje ne Ora News kryeprokurori i gjykates speciale John Clint Williamson, i cili hedh poshte si kategorikisht te paverteta keto trillime te argatit te Beogradit Edvin Kristaq Zografit, (me poshte keni linqet e te dy inervistave)

Lidhur me akuzen e dyte te argatit te Beogradit te zhdukjes se filmimeve te masakres serbe te Kurshes se Madhe nga Lulzim Basha rezulton se:

Filmimet per masakren e prillit 1999 ne Krushen e Madhe jo vetem nuk jane zhdukur por ato edhe sot gjenden lireshem ne Youtube!(shif videon e meposhtme)

2-Personi qe i ka filmuar Melaim Ballainca ia ka dorezuar ato ne vitin 1999 gazetarit te BBC George Alagiah. Ky film i filmuar sipas gazetarit anglez nga nje kameraman amator eshte transmetuar ne ate kohe nga BBC por edhe televizioni kombetar norvegjez, shikoni linket e meposhtme.

3-Kryeprokurori i Gjykates Speciale John Clint Williamsson deklaroi dje se materialet e dosjes se masakres Krushes se Madhe jo vetem nuk kane humbur por ato jane perdorur nga gjykata e Hages kunder Sllobodan Millisheviçit. (Shif linkun e meposhtem).

Edvin Kristaq Rama, argati i Beogradit, me keto trillime antishqiptare zhytet ne gropen septike qe i ka bere vetes si puthador i Aleksander Vuçiçit. Ai kerkon me keto akuza te provoje se nuk eshte padroni i tij Vuçiç prapa akuzave kunder UCK por Lulzim Basha, shqiptari i vetem qe mblodhi te dhena per hetimin e kasapit te Ballkanit padroni Vuçiçit Sllobodan Millisheviçit. sb

https://hashtag.al/…/deshmia-ekzkluzive-eksperti-i-okb-ga…/…

https://hashtag.al/…/bbc-nxjerr-blof-ramen-dhe-top-channel…/

John Clint Williamson – Akuzat e Ramës ndaj Bashës/ Ish-kryeprokurori i EULEX: Të pavërteta! Asnjë lidhje me raportin

https://hashtag.al/…/ish-kryeprokurori-i-eulex-it-cmonton-…/

https://www.facebook.com/www.hashtag.al/videos/382389686508322/?d=n