Vendosni fjalën kyçe....

Basha: Qeveria Rama e ka futur shëndetësinë dhe ekonominë në kolaps


Kreu i opozitës Lulzim Basha e ka cilësuar planin e qeverisë për përballjen ndaj efekteve të pandemisë si të dështuar.

Basha thotë se plani i propozuar nga Partia Demokratike, duhej zbatuar që prej propozimit 6 muaj më parë.

Kryedemokrati thotë se Shqipëria është e fundit në çdo fushë në këto momente dhe qeveria e ka çuar ekonominë dhe shëndetësinë në kolaps.

Më tej ai thotë se vendi ka nevojë për një shpresë të re dhe një qeveri që punon për qytetarët.

“Shumë pak, shumë vonë. Ka mbi 6 muaj që kemi propozuar plan masash për të përballuar pandeminë. Fatkeqësisht Rama nuk e ka zbatuar. Sot e kësaj dite, Shqipëria është e fundit në çdo fushë. Ndihma ekonomike është më e ulëta. Shëndetësia është në kolaps. Ekonomia në krizë.

Shqipëria ka nevojë për shpresë të re. Vendi ka nevojë për një qeveri që kujdeset për qytetarët e tij dhe fuqizon ekonominë. Ne jemi të vetmit që mund ta bëjmë këtë! Është koha që Shqipëria të ketë një qeveri që punon për njerëzit”-shkruan Basha në Twitter.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *