Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë trajneri që i dha Argjentinës kupën e botës në 1978-n


César Luis Menotti, ish-trajneri kampion bote me Argjentinën në vitin 1978 ka ndërruar jetë. Menotti mbylli sytë në moshën 85-vjeçare, duke lënë mbrapa një histori të vërtetë suksesi.

Federata Argjentinase e Futbollit shpreh me keqardhje dhe pikëllim të madh për vdekjen e César Luis Menottit, drejtor aktual i ekipeve kombëtare argjentinase dhe ish-trajner kampion bote. Lamtumirë i dashur Flaco!”. – Shkruan Federata e Futbollit të Argjentinës.