Vendosni fjalën kyçe....

Borussia Dortmund kalon në finalen e Ligës së Kampionëve


Borussia Dortmundi është finalistja e parë i këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Skuadra e drejtuar nga Edin Terzic eliminoi sonte Paris Saint-Germainin në gjysmëfinale të kësaj gare.

“Verdhezinjtë” triumfuan me rezultat minimal 0:1 edhe në ndeshjen e dytë gjysmëfinale, për të kaluar tutje me rezultatin e përgjithshëm 0:2.

Mats Hummels padyshim se ishte prej më të mirëve në fushë edhe sonte. 35-vjeçari realizoi edhe golin e fitores, në minutën e 50-të.

Qendërmbrojtësi gjerman u zgjodh “Lojtari i ndeshjes” nga UEFA.

Paneli Teknik i Vëzhguesve të UEFA-s në këtë vlerësim shkroi: “Bllokimet, interceptimet, ndërhyrjet, spastrimet dhe udhëheqja në mbrojtje – plus goli, sigurisht”.