Vendosni fjalën kyçe....

TIMS/ Salianji për shtyrjen e planit hetimor: Nuk jemi këtu për t’u tallur, do thirren dëshmitarë të gjithë personat e përfshirë


 

Ka nisur mbledhja e komisionit hetimor të TIMS. Ka pasur një debat sa i përket planit të hetimit të prezantuar nga ekspertët.

Kjo ka shkaktuar edhe tensionim tonesh mes kryetarit të komisionit Ervin Salianji dhe nënkryetarit Toni Gogu.

Pjesë nga diskutimi:

Salianji: Keni depozituar një akt të strategjisë së hetimit dhe një plan hetimi. Nëse nuk është një prej këtyre dy akteve depozitojeni.

Gogu: Ligji na ka dhënë kompetenca e privilegje. Por ne nuk fyejmë të ftuarit, ne nuk prekim dinjitetin e tyre e ke ndalesë ligjore. Mund të sillemi si të duam në familjet tona politike por në këtë komision, zonja që është eksperte duhet të dëgjohet me shumë durim deri në fund.

Salianji: Duhet vërtetë shumë durim,. Nëse tre ekspertët e tjerë kanë një plan të dakordësuar dhe zonja Bodo ka një tjetër, këtë dua të kuptoj.

Gogu: Mos krijo insinuatë. Nëse ke pyetje mbaji shënim e hap një seancë me pyetje pas ekspertëve. Pak durim. Keni pritur 10 vite, po të prisni dhe 5 të tjera çfarë problemi ka?

Salianji: Do ta shohim sa do të presim

Ndërkohë, Lefter Gështenja kërkoi që të ishte vetëm një plan hetimi nga 4 ekspertët, socialisti Qefalia tha se kryetari i komisionit, Ervin Salianji bën diversion.

Pjesë nga debati

Gështenja: Ekspertët i kanë bërë gjetjet me shkrim. Gjë që ne nuk e kemi. Nëse ju zoti Gogu e keni, na e thoni se ne nuk e kemi. Ekspertët ligjorë nuk lejohen që të bëjnë deklarata politike. Mendoj se nuk mund të vazhdojmë kështu. Ekspertët nuk mund të mbajnë qëndrime politike, por të kartë të kishin një qëndrim, ose të na thonë se cilët janë qëndrimet.

Qefalia: E keni maninë që flisni para. Duhet të dakordësohemi me të gjithë që kemi vetëm një raport. Mos bëni diversion.

Salianji: Edhe nga zona juaj thonë; mos të vimë si kali në lëmë. A doni të vazhdohet të lexohet me këtë plan ? Që të lexojmë nëse kanë diferenca. Në këtë sens. A mund të lëmë që t’i lexojnë ekspertët planin e hetimit.

Teksa ekspertët kanë kërkuar kohë për të dalë me një raport për planin e hetimit, kjo gjë nuk është pranuar nga kryetari i Komisionit Hetimor për sistemin tims, Ervin Salianji.

Ky i fundit tha se nuk shkojnë në komision për t’u tallur dhe për të bërë ‘sikur’.

“Nuk jemi këtu për t’u tallur as për të bërë sikur. Ta shtyjmë siç e kanë shtyrë këta? E patë shkresat e policisë që e shtynë 1 vit. Këtu jemi para një supozimi se ka ndërhyrje në të dhëna sensitive. Vijmë këtu çdo herë me kërkesë për shtyrje. S’ka sens fare kjo gjë! Do të thirren dëshmitarë të gjithë personat e përfshirë”, tha ai.