Vendosni fjalën kyçe....

Dhëmbë për dhëmbë me Romën për një vend në Champions, Atalanta fiton ndaj Salernitanës


Atalanta fitoi ditën e sotme përballë Salernitanës me rezultatin 1-2.

Bergamaskët rrëmbyen tre pikë të rëndësishme për garën për një vend në Ligën e Kampionëve sezonin e ardhshëm.

Kjo ishte një fitore me përmbysje për Atalantën pasi vendasit shënuan të parët me Tchauna në minutën e 18’.

Baraspeshën e solli Scamacca në minutën e 57’ ndërsa Koopmeiners në minutën 63’.