Vendosni fjalën kyçe....

 13 vdekje dhe 501 raste me koronavirus në Kosovë


Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka publikuar të dhënat e fundit për situatën me koronavirus.

Sipas IKSHPK-së, gjatë 24 orëve të fundit kanë humbur jetën 13 qytetarë si pasojë e Covidit ndërsa janë shënuar dhe 501 raste të reja pozitive.

“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK dhe laboratoret private me metodën RT-PCR, janë testuar gjithsej 1361 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 501 raste pozitive.

Brenda 24 orëve janë raportuar 13 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv. Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prizren 3 raste (76, 70, 70 vjeç), Dragash 1 rast (42 vjeç), Drenas 1 rast (61 vjeç), Gjakovë 1 rast (83 vjeç), Gjilan 1 rast (77 vjeç), Kamenicë 1 rast (80 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Podujevë 1 rast (68 vjeç), Prishtinë 1 rast (74 vjeç), Suharekë 1 rast (75 vjeç), Vushtrri 1 rast (75 vjeç).

Numri total i rasteve pozitive është 29.117 raste nga 118.946 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 822 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e IKSHPK-së.

Ndërkohë, 250 persona janë shëruar nga Covid-19. Me konfirmimin e rasteve të reja, numri i personave aktivë me COVID-19 ka shkuar në 10.990.  

Prishtina kryeson me 249 raste të reja, Ferizaj me 45 raste e Gjakova me 44 raste.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *