Vendosni fjalën kyçe....

Gazetari Hoxha publikon fotot e ka disa pyetje për Veliun: Për shefat që duan fakte për kanabisin


Pak ditë më parë, me anë të një deklarate zyrtare, Policia e Shtetit kritikonte media e individë të caktuar në vend, pa i përmendur me emër, lidhur me mbjelljen e kanabisit në vend.

Sipas policisë, ata po krijonin një alarm të pajustifikuar për kultivimin e kanabisit në vend duke i akuzuar mediat e individët në fjalë se po shpërndanin pamje të viteve të shkuara.

Deklarata e policisë erdhi pas denoncimit të gazetarit Artan Hoxha për parcelat me kanabis në Malësi të Madhe, ku pak ditë më parë u vranë dy të rinj.

Ditën e sotme gazetari Hoxha ka publikuar disa foto ku pretendon se janë parcelat me kanabis, tashmë të djegura, nga vendi ku disa ditë më parë u vranë Klement Pepaj e Vilson Çutaj.

Ai bën disa pyetje ndaj drejtuesve të policisë për parcelat me kanabis. Sipas tij, policisë iu gjetën pesë ditë për të gjetur trupat e viktimave pasi nuk kontrolloi te parcelat me kanabis.

Po kështu ai thekson se zjarri në parcelat me kanabis ra edhe pse në zonë kishte tre ditë që binte shi ndërsa pyet nesë pesë ditët për gjetjen e trupave të Pepajt e Çutajt shërbyen për të djegur parcelat me kanabis e për të fshehur gjurmët e krimit.

“Per shefat qe duan prova dhe fakte per kanabisin e ketij viti. E mbani mend ngjarjen e 3 tetorit ne Malesi te Madhe, ku mbeten te vrare Vilson Çutaj dhe Klement Pepa?! Ajo ngjarja ku kufomat e viktimave, u gjeten pese dite nga pasi kishte ndodhur krimi. Ne momentin e pare, kur publikova ngjarjen, denoncova faktin, se ngjarja ka ndodhur per shkak te parcelave me kanabis. “Çuditerisht” policise iu deshen plot 5 dite per te gjetur kufomat, sepse nuk shkonte te parcelat me kanabis.

Diten qe policia e drejtuar nga Rrok Pepaj, babai i personit te dyshuar si autor i ngjarjes, Daniel Pepaj, shkoi ne vendin e quajtur Rrenza e Grecajve, bash ne “miniparcelen” me kanabis, gjeti dhe dy kufomat e te vrareve. Por per habi, ndersa policia shkoi ne skenen e krimit, ne nje zone te pyllezuar, perpara se te gjente viktimat, pa nga larg tymin e zjarrit, qe po digjte parcelen me kanabis. Si eshte e mundur te kishte zjarr ne nje zone ku prej 3 ditesh binte shi?!

Kur askush nuk e dinte, as ku ishin te vraret dhe as ku ishin parcelat me kanabis, kush dreqin i kishte vene zjarrin kanabisit?! A sherbeu vonesa prej 5 ditesh per te gjetur te vraret, si kohe e mjaftueshme per te asgjesuar parcelat me kanabis dhe per te fshire gjurmet nga vendi i krimit?! Tashme eshte e qarte, se Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj jane viktimat e para te kanabisit te kultivuar gjate ketij viti. Urojme sepaku, qe te jene viktimat e fundit te narko-kultures 2020.

Me poshte, 3 foto, te shkrepura mesditen e 8 tetorit 2020, ku duket zjarri qe po digjte parcelen me kanabis, ne momentin kur policia shkoi ne vendin e ngjarjes dhe gjeti dy te vraret ne Rrenzen e Grecajve.”­ – shkruan Hoxha në Facebook.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *