Vendosni fjalën kyçe....

Lleshaj e Pici te zyrat e “Aleat”, thirrje qytetarëve: Kujt i ka skaduar pasaporta të aplikojë, në 2021-shin do ketë kufizime


 

Ministri i Brendshëm, Lleshaj, ka zhvilluar një vizitë në mjediset ku prodhon pasaportat biometrike e kartat e identitetit për shtetasit shqiptarë.

Lleshaj shoqërohej nga Sekretarja e Përgjithshme, Pici e drejtues të Gjendjes Civile.

Gjatë fjalës së tij në mjediset e kompanisë, ministri u bëri thirrje qytetarëve të cilëve u ka skaduar karta e identitetit apo pasaporta që të nxitojnë për të aplikuar, duke qenë se vlefshmëria e tyre është deri në fund të vitit.

Ai paralajmëroi se qytetarët që nuk do i kenë të vlefshme dokumentet me fillimin e vitit do përballen me kufizime të mëdha.

Përfaqësuesit e kompanisë nga ana  e tyre e garantuan ministrin se i kanë të gjitha kapacitetet për të prodhuar në kohë kartat e identitetit dhe pasaportat për qytetarët që kanë aplikuar apo do aplikojnë.

“Dua t’u bëj thirrje të gjithë qytetarëve, të cilët duhet të nxitojnë për të aplikuar, të shfrytëzojnë kohën, të shfrytëzojnë dhe kapacitetet e lira të kontraktorit, partnerit tonë në këtë proces, për arsye se fundi i vitit po afron shumë shpejt.

Me fundin e vitit mbaron vlefshmëria dhe afatet e tolerancës ndaj shumë kartave apo pasaportave. Fillimi i vitit të ri do të shoqërohet me kufizime të mëdha për ata që nuk kanë një kartë të vlefshme, për arsye se shumica e shërbimeve që ofrohen sot në Republikën e Shqipërisë lidhen me një kartë të vlefshme, për të mos përmendur dhe zgjedhjet që po afrohen, të cilat gjithashtu do të kërkojnë një kartë të vlefshme për çdo qytetar.” – tha ndër të tjera Lleshaj.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *