Vendosni fjalën kyçe....

Përplasen “kokë më kokë” dy makina në Fier, plagosen dy shoferët (FOTO)


Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e kaluar në qytetin e Fierit, ku dy automjete janë përplasur me njëri-tjetrin.

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Afrim i Ri” në Fier, ku një mjet tip ‘Ford’ është përplasur ‘kokë më kokë’ me një ‘Skoda’.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy drejtuesit,  me inicialet A.Xh., dhe M.F.

Nuk dihen ende shkaqet e aksidentit dhe as gjendja shëndetësore e të plagosurve. Të plagosurit janë dërguar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e rrethanat e këtij aksidenti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *