Protestuesit janë rikthyer në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, pas një marshimi të gjatë në rrugët kryesore të Tiranës. Qytetarët marshuan drejt Rrugës së Elbasanit, te stadiumi “Air Albania”.
Pas kalimit në disa prej akseve kryesore të kryeqytetit, ata u rikthyen sërish përpara Kryeministrisë.
Gjatë gjithë marshimit, protestuesit kanë mbajtur pankarta dhe kanë hedhur thirrje kundër qeverisë, duke kërkuar ndryshime politike dhe duke deklaruar se do të vijojnë qëndresën e tyre.
Qytetarët protestojnë prej 45 ditësh radhazi dhe kanë deklaruar se nuk do dorëzohen deri në dorëheqjen e kryeministrit Rama dhe qeverisë së tij.
