Vendosni fjalën kyçe....

Projekbuxheti për 2024-ën, Xhixho: Sjell rritje të barrës fiskale dhe rritje të taksave 


Nënkryetarja e Partisë së Lirisë, Erisa Xhixho në një deklaratë për mediat tha se qeveria me buxhetin e vitit 2024 nuk mbështet shtresat në nevojë me paketa sociale, por rrit taksat dhe shpenzimet për koncesione.

Çfarë u sjell buxheti 2024 qytetarëve shqiptarë?  Pikë së pari, rritje të barrës fiskale…Një rritje e taksave në 70 milionë euro parashikohet në buxhetin e vitit 2024.

Barra fiskale rritet për qytetarët dhe bizneset përmes taksës së karbonit, lojërave të fatit, akcizës së duhanit dhe tatimit për profesionet e lira.

Qeveria do të vijojë të diferencojë tatimpaguesit dhe rasti më flagrant është tatimi 23% i profesionistëve të lirë.

Po ku do të shkojnë paratë e buxhetit të ri? Shpenzimet për koncesionet/PPP me financim buxhetor rriten për gati me 10%, për vitin e ardhshëm ose me 136 milionë euro. 12 million euro për Inceneratorin e Tiranës.”-tha Erisa Xhixho, nënkryetare e PL.