Vendosni fjalën kyçe....

124 studentë rezultojnë me koronavirus në universitetin e Glasgow-t në Skoci


Plot 124 studentë kanë testuar pozitivisht në testin për Covid-19 në Universitetin e Glasgow.

Universiteti tha se numri aktual i studentëve të infektuar “ka të ngjarë të jetë më i lartë”, dhe shtoi se 600 studentë ishin vetë-izoluar për shkak të kësaj.

Detajet u bënë publike, pasi drejtori kombëtar klinik i Skocisë, Prof Jason Leitch, u bëri thirrje studentëve që t’u përmbahen rregullave kundër koronavirusit.

Shpërthimi i virusit është përqendruar në dy salla banimi në qytet, shkruan BBC. Universiteti tha se ato përfshinin rezidencat e studentëve të Rrugës Murano dhe Cairncross dhe ishin kryesisht për shkak të aktivitetit shoqëror në fillim të Javës së vitparistëve, nga datat 12-14 Shtator.

Në një deklaratë universiteti tha: “Numri i përgjithshëm i rasteve të raportuara që nga fillimi i semestrit është 124 por numri aktual ka të ngjarë të jetë më i lartë.

Mbi 600 studentë po izolohen në të gjitha vendbanimet. Ne nuk jemi në dijeni të ndonjë studenti që është dashur të marrë trajtim spitalor.”

“Familjet studentore të prekura janë vet-izoluar dhe kanë qasje në ushqim dhe pajisje të tjera. Po jepen këshilla për çështje mjekësore, përfshirë shëndetin mendor dhe mirëqenien. Ne gjithashtu kemi rritur numrin e stafit ndihmës që lidh me vendbanimet tona.”– vijon më tej njoftimi.

Fshati Studentor i Rrugës Murano është vendbanimi më i madh në Universitetin e Glasgoë, me më shumë se 1,100 dhoma gjumi studentësh.

Universiteti tha se ekipet e shëndetit mjedisor kishin inspektuar banesat të mërkurën dhe raportuan se ishin vendosur procedura të forta.

Çdo student që u kap duke shkelur rregullat u ndesh me masa disiplinore duke përfshirë dhe përfundimin e kontratave të tyre të akomodimit dhe pezullimin nga universiteti.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *