Vendosni fjalën kyçe....

Kokainë dhe lojëra fati, arrestohen pronarët e një lokali në Tiranë, në kërkim vëllai i tyre


Dy vëllezër janë vënë në pranga në Tiranë, ndërsa është shpallur në kërkim dhe vëllai i tretë pasi gjatë një kontrolli të policisë në lokalin e tyre u gjet një sasi kokaine.

Uniformat blu bëjnë me dije se në lidhje me këtë ngjarje, është vënë në pranga dhe kamarieri i punësuar nga ata në këtë lokal.

Ndërkohë policia e Tiranës njofton se ka vënë në pranga në një tjetër rast edhe një 47-vjeçar, të cilit iu gjet në banesë një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.

Të tjera arrestime janë bërë në orët e fundit në kryeqytet, në lidhje me vepra të ndryshme penale si mashtrim, vjedhje dhe shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Njoftimi i policisë: 

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
•E. H., 20 vjeç, H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe punohet për kapjen e shtetasit B. H., 30 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtuar në lokalin në pronësi të shtetasit B. H., 30 vjeç dhe 2 vëllezërve të tij shtetasit H. H., 32 vjeç dhe J. G(Gj) dhe me punonjës (kamarier) shtetasin E. H., sherbimet e Policisë kanë gjetur dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotike kokainë, paisje që përdoreshin për ushtrimin e lojrave të paligjshme të fatit dhe një shumë parash;

  • A. H., 47 vjeç, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, sherbimet e Komisariatit të Policisë Nr.2, gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotike kokainë dhe një përforcues grushti.
    Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar bënë ndalimin e shtetasve:
    •S. J., 33 vjeç, i shpallur në kërkim për veprat penale “Falsifikimi i vulave, i stampave ose i formularëve”, “Kontrabandë mallra për të cilat paguhet akcizë” dhe “Shkelje e të drejtës së pronësisë industriale”;
    • D. R., 48 vjeç, për veprën penale “Mashtrimi” i kryer në bashkëpunim.
    Nga specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Nr.5 u bë arrestimi në flagrancë të shtetasit K. K., 32 vjeç, pasi u kap në flagrancë duke tentuar të vjedhi targat e mjetit në përdorim nga shtetasi A. R.
    Specialistët e Qarkullimit bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:
    F. S., 39 vjeç dhe E. Sh., 28 vjeç, pasi u kapën duke drejtuar mjetet përkatëse në gjendje të dehur.
    Materialet u referuan në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *