Vendosni fjalën kyçe....

Vendoset para gjykatës së Hagës flamuri i UÇK-së (VIDEO)


Presidenti i vendit, Hashim Thaçi do të intervistohet sot nga Prokuroria Speciale në Hagë. Sipas mediave në Kosovë, një shqiptar nga diaspora ka vendosur flamurin e UÇK-së para objektit ku pritet të japë deklaratën e parë presidenti.

Valon Avdija nga Istogu që jeton në Belgjikë thotë se ai vend në Hagë, ka patur nevojë për këtë ndryshim të vogël.

Tha֛çi e kreu i PDK-së Kadri Veseli i kanë mohuar akuzat për krime lufte. Ata kanë deklaruar ditë më parë se janë krenarë me luftën e UÇK-së dhe se ligji i vetëm të cilin e kishin shkelur, ka qenë ai i kasapit të Ballkanit.

Presidenti Thaçi do të dalë para Prokurorisë Speciale në Hagë, ku do të merret në pyetje si ish- drejtor politik i UÇK-së, lidhur me akuzat për krime lufte.

Mbi Thaçin dhe të tjerët rëndojnë akuzat për rreth 100 vrasje gjatë luftës Kosovë- Serbi.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *