Vendosni fjalën kyçe....

Rindërtimi pas tërmetit, Rama: Jemi gati për të hapur garën, kini pak durim


Mëngjesin e sotëm kryeministri i vendit Edi Rama ka mbledhur për herë të katërt Komitetin e Rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit.

Mbledhja ka nisur në orën 09:30 në sallën e mbledhjes së Këshillit të Ministrave.

Kryeministri Edi Rama u ka bërë thirrje njerëzve të kenë durim ndërsa ka shtuar se në ditët e ardhshme do të nisë procesi i garës ndërkombëtare për kompanitë që do ofrojnë suport për shtëpitë individuale.

 “Jemi gati që në ditët e ardhshme të dalim në procesin e garës së hapur ndërkombëtare për të ftuar kompanitë që do ofrojnë suport për shtëpitë individuale dhe kemi edhe të gjithë të dhënat lidhur me institucionet e shërbimit arsimor e shëndetësor si dhe hyrjen në fazën e projektimit për të bërë të mundur që në një kohë shumë shpejt të fillojmë edhe me këto procedurën e garave që të nisë rindërtimi.

Krahasuar me proceset normale të analizës, planifikimit e projektimit, kemi ecur shumë shpejt por nga ana tjetër jemi të vetëdijshëm që njerëzit kanë çdo orë pyetjen se kur do kthehen në shtëpi e për këtë dua të kërkoj me shumë përulësi durimin e tyre se ne duam të bëjmë një rindërtim ku gjithcka të jetë sipas standardeve dhe kushteve optimale për ato kategori ndërtesash që janë pjesë e procesit dhe ku në fund gjithkush të marrë një shtëpi më të mirë se ajo që kishte, është e nevojshme të bëhet pak durim, më vjen keq që në raste të caktuara kam parë edhe desinformim edhe përpjekje për të njollosur procesin duke njollosur edhe miqtë që janë të përfshirë.

Çdo qindarkë e publikut qoftë përmes buxhetit, donacioneve, në drejtim të qeverisë, oerganizatave të përfshira në këtë proces është në pritje të ekzekutimit të projekteve, kjo kërkon edhe pak kohë se projektet duan kohën e tyre” – tha Rama.

 


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *