Vendosni fjalën kyçe....

Lirohen nga burgu 2 mjekët që mjekuan të dyshuarin e vrasjes së dyfishtë në Laç


Dalin nga burgu dy mjekët e arrestuar, pasi mjekuan ilegalisht të dyshuarin për vrasjen e dy biznesmenëve në Laç, Eduart Lamajn.

Gjykata e Apelit në Tiranë ka vendosur masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ për dy mjekët që morën përsipër të mjekojnë ilegalisht Eduart Lamajn: Viktor Marku dhe Besim Lama.

Këta dy mjekë u arrestuan disa javë më parë pasi u kapën duke mjekuar Eduart Lamajn, autorin kryesor të vrasjes së biznesmenëve Paulin Gjergj Marku dhe Bujar Lika Hasani mbrëmjen e 30 majit në Laç.

Mjekët akuzohen se pranuar që të mjekonin Eduart Lamaj kundrejt një shume parash prej 10 mijë eurosh në një spital privat, pranë Qytetit Studenti në Tiranë.

Lamaj ishte paraqitur në spital rreth 20 ditë pas ngjarjes, në gjendje të rëndë për shkak të plumbit që kishte marrë në këmbë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *