Vendosni fjalën kyçe....

Tabaku për sulmin ndaj INSTAT: Hackeri më i madh është korrupsioni


Deputetja e PD Jorida Tabaku ka reaguar mbi sulmin kibernetik ndaj INSTAT.

Tabaku u shpreh se kriza e Shqipërisë që dëshmohet në çdo shifër të INSTAT është kriza njëkohësisht e një vendi të vendosur në cep nga sulmet kibernetike të cilat në mënyrë të pamëshirshme po dëshmojnë se hackeri më i madh është korrupsioni.

Deputetja thotë se pavarësisht se për të dytin vit Shqipëria ndodhet në sulme kibernetike ironikisht kjo nuk e shqetëson qeverinë.

Postimi:

Kriza e numrave dhe kriza kibernetike

Për të dytin vit me radhë vendi jonë gjendet në kulmin e sulmeve kibernetike që ironikisht nuk po shqetësojnë qeverinë më shumë se sa po i japin një argument më shumë për të vonuar të dhënat e censusit e për tenderin e rradhës. Siç edhe kuptohet, të dhënat e censusit duhet të ishin publikuar dhe të ishin temë reale debati për shumë vendimmarrje që ne sot po marrim.

Nëse sot qeveria po ndërmerr disa kredi, vendimmarrje apo projekte për Shqipërinë ne duhet të dimë se sa shqiptarë do të impaktojnë, kur flasim për reformë elektorale e territoriale nuk ka instrument më të mirë se censusi. Por, frikës së qeverisë me shifrat e rëna të shqiptarëve, ulja e lindshmërisë dhe një komb që po humbet rininë e cila largohet për ta plakur i shtohet dhe frika e sulmeve kibernetike që kanë zhveshur Shqipërinë Digjitale nga propaganda me lajle lujle që na shitet përditë.

Të mendojmë që gjithë këto sulme vijnë pasi qeveria na është angazhuar në një projekt me inteligjencën Artificiale të Chat GPT ndërkohë që të gjithë faqet online të qeverisë janë vazhdimisht dëshmi e paaftësisë për të reflektuar mbi keqmnaxhimin e Shqipërisë digjitale.

Në këto kushte, kriza e Shqipërisë që dëshmohet në çdo shifër të INSTAT është kriza njëkohësisht e një vendi të vendosur në cep nga sulmet kibernetike të cilat në mënyrë të pamëshrtshme po dëshmojnë se hackeri më i madh është korrupsioni.