Vendosni fjalën kyçe....

Akuzat për krime lufte, Hashim Thaçi merret sot në pyetje në Hagë


Sot presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi do të dalë para Prokurorisë Speciale në Hagë për aktakuzën e ngritur për krime lufte.

Thaçi do të merret në pyetje si ish- drejtor politik i UÇK-së, i akuzuar së bashku me disa ish- luftëtarë për krime lufte.

Mbi Thaçin dhe të tjerët rëndojnë akuzat për rreth 100 vrasje gjatë luftës Kosovë- Serbi.

Hashim Thaçi i ka mohuar akuzat, ndërsa ka premtuar se nëse Haga i vërteton ato akuza atëhere ai do të japë dorëheqjen si president i Kosovës.

Publikimi i aktakuzës nga Prokuroria Speciale, detyroi Thaçin të anulonte angazhimin e tij në dialogun Prishtinë-Beograd që tanimë po ndiqet nga kryeministri Avdullah Hoti.