Vendosni fjalën kyçe....

Mediat afër qeverisë në kulm të dhunës policore e shembjes së Teatrit u tregojnë lexuesve sa të bukur do ta bëjë Edi Rama


Ditën e djeshme, që në orët e para të mëngjesit kur po përplasej policia dhe protestuesit për shkak të rrëzimit të Teatrit Kombëtar, një pjesë e mediave pranë qeverisë nuk kanë pritur dot për t’u treguar qytetarëve se si do të jetë godina e re.

Në fakt disa kanë pritur orët e pasdites si gazeta Dita, por Top Channel që në orën 07:34 ka nxjerrë fotot e projektit nadez Bjarke Ingels, apo Tirana Post, në orën 08:09.

Këto gazeta shkruajnë se sa modern do jetë Teatri i ri i vendosur në zemër të Tiranës dhe i konceptuar si “zemra kulturore e Tiranës dhe e gjithë Shqipërisë, e dedikuar vetëm për art”.

Por ndërkohë, protestuesit po dhunoheshin barbarisht e po tërhiqeshin zvarrë nga policë pa numër identifikimi në uniformat e tyre.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *