Vendosni fjalën kyçe....

Sot hapen lokalet dhe restorantet


Dita e sotme nuk shënon vetëm ditën pas rrëzimit të Teatrit Kombëtar, por edhe hapjen e bareve dhe restoranteve që kanë qëndruar mbyllur për më shumë se dy muaj për shkak të pandemisë.

Megjithatë, asgjë nuk do të jetë njëlloj sikurse ishte para pandemisë. Qytetarët do të mund ta pinë kafen, por duke zbatuar rregullat e distancimit social dhe rregullat higjieno-sanitare.

Lokaleve dhe restoranteve do t’u duhet të respektojnë distancimin prej 2 metrash nga tavolina në tavolinë, duhen siguruar dezinfektues në hyrje të bareve për klientët si dhe një higjienë e mirë për vetë personelin e shërbimit që duhet të jetë i pajisur me maska e doreza.

Ah dhe diçka, këto ubjekte do të lejohet të happen vetëm në pjesën e tyre të jashtme.

Pjesa tjetër e hapjes do nisë nga data 18 maj, kur maturantët do të rikthehen në bankat e shkollës pasi kaluan 3 muaj duke e zhvilluar mësimin online.

Sipas rregullave të përcaktuara nga Ministria e Shëndetësisë, nuk do të lejohen më shumë se 10-12 veta në klasë dhe se mbajtja e maskave do të jetë e detyrueshme. Gjithashtu mësimi do të zgjasë për 4 orë, nuk do të ketë pushim të madh dhe nuk do të lejohet dalja e maturantëve jashtë ambienteve të shkollës deri në përfundim të mësimit.

Në korridoret e shkollave përveç sinjalistikës me shigjeta e pika të verdha do të ketë dhe mësues që të sigurojnë që të respektohet distancimi social mes maturantëve. 

Nga dita e sotme, përveç transportit publik, aktiviteteve kulturore dhe sportive, rihapet gjithçka tjetër. Kryeministri Edi Rama njoftoi dje se tashmë janë hequr edhe lejet, si për këmbësorët, ashtu edhe automjetet.

Mirëpo nuk do lejohet lëvizja nga një zonë e gjelbër në ato të kuqe dhe anasjelltas.

“Nga nesër (e hënë) për javën në vazhdim, në bazë të vendimit të Ministrisë së Shëndetësisë, Fieri kthehet në zonë e gjelbër; Hiqet krejtësisht fasha orare e lëvizjes në zonat e gjelbra; Fasha orare e lëvizjes në zonat e kuqe zgjatet deri në orën 21.00; Hiqen në të gjithë vendin autorizimet për lëvizjen e këmbësorëve apo automjeteve; Vazhdon të jetë e ndaluar hyrje – dalja e automjeteve në zonat e kuqe; Qeveria do të ndryshojë nesër aktin normativ për heqjen e ndalesës së studiove tv për të ftuar jo më shumë se një person. Do të mbetet vetëm kushti që të ftuarit të vendosen në distancë 2m nga njëri – tjetri.”– thotë Rama.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *