Vendosni fjalën kyçe....

“Veproni si kryetar i KS-së jo si kryeministër” – Rama përplaset me ambasadorin e Rusisë: Mos më provokoni


Kryeministri Edi Rama është përplasur me ambasadorin e Rusisë në Këshillin e Sigurisë të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Ambasadori rus i kërkoi që Rama të mbante pozicionin në mbledhje si kryetar i Këshillit të Sigurisë dhe të respektonte rregulloren dhe jo të mbante qëndrime si kryeministër i Shqipërisë.

Nga ana tjetër Rama ju përgjigj duke i kërkuar të mos e provokonte që të mos përgjigjej si kryeministër i Shqipërisë.

Pjesë nga diskutimi në OKB:

Nebenzya: Ju po veproni si kryetar i Këshillit të Sigurimit, nuk po flisni si përfaqësues i Shqipërisë. Objektivi juaj është të zhvilloni një takim siç sanksionohet në rregullore.

Rama: Sapo ju përgjigja pasi mu drejtuat si kryeministri shqiptar dhe pasi filluar të thonit gjëra të pasakta lidhur me atë çka është procedura këtu. Nëse nuk doni që t’ju përgjigjem në cilësinë e kryeministrit shqiptar, mos më provokoni.

Nebenzya: Zoti kryetar ju drejtohem vetëm si kryetar i Këshillit të Sigurimit, asnjëherë si kryeministër, ju lutem përmbahuni nga vlerësimet politike.

Rama: Folët për NATO-n, për faktin që Shqipëria është në NATO, për vendet që vijnë këtu, kjo nuk ka të bëjë fare me rolin tim në Këshillin e Sigurimit.