
Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme i Kosovës, Xhelal Sveçla, në një postim në Facebook, deklaroi se zgjedhjet në Kosovë, megjithëse në disa raste janë imponuar nga bllokada të qëllimshme politike, vazhdojnë të vlerësohen në raportet ndërkombëtare për standardin e lartë të organizimit, integritetin e procesit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.
Ai mirëpriti veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët sipas tij, përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve.
Sipas Sveçlës, akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia dhe cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në Kosovë.
Postimi:
Zgjedhjet në Kosovë ndonëse në disa raste janë imponuar nga bllokada të qëllimshme politike, vazhdojnë të vlerësohen në raportet ndërkombëtare për standardin e lartë të organizimit, integritetin e procesit dhe garantimin e shprehjes së lirë të vullnetit të qytetarëve.
Mirëpres veprimin e institucioneve të sigurisë për arrestimin e shtatë qytetarëve të nacionalitetit serb në Graçanicë, të cilët përmes kërcënimeve, presionit dhe shantazhit kanë tentuar të ndikojnë në vullnetin e lirë të votuesve.
Akte të tilla, që targetojnë drejtpërdrejt qytetarët e komunitetit serb në Kosovë, burojnë nga direktiva të orkestruara nga Serbia, të cilat cenojnë pluralizmin politik dhe rendin demokratik në vendin tonë.
Institucionet e Republikës së Kosovës do të veprojnë me vendosmëri ndaj çdo përpjekjeje për të frikësuar qytetarët dhe për të deformuar vullnetin e tyre politik, duke garantuar që procesi zgjedhor të mbetet i lirë dhe i paprekur nga ndërhyrje të jashtme.