Vendosni fjalën kyçe....

Prishtina bëhet qendër e Forumit Itali–Kosovë për Agrobiznes




Në Prishtinë mbahet sot Forumi Itali–Kosovë për Agrobiznes, një ngjarje që synon forcimin e bashkëpunimit ekonomik ndërmjet dy vendeve, me fokus të veçantë në sektorin e agro-industrisë dhe zhvillimit rural.
Forumi pritet të mbledhë përfaqësues institucionalë, biznese vendore dhe kompani italiane, duke krijuar një platformë për diskutim mbi investimet, partneritetet strategjike dhe zgjerimin e bashkëpunimit tregtar në fushën e agrobiznesit.

Në këtë aktivitet është paralajmëruar pjesëmarrja e Kryeministrit të Republikës së Kosovës, Albin Kurti, i cili do të mbajë edhe një fjalë rasti.

Ngjarja mbahet nga ora 11:00 në hotelin “Swiss Diamond”, në sallën DyaR, në Prishtinë, përcjell RTK.

Organizatorët vlerësojnë se forumi do të shërbejë si një mundësi e rëndësishme për lidhjen e bizneseve kosovare me tregun italian dhe për promovimin e potencialit të sektorit agro-ushqimor në Kosovë.