
Federata Shqiptare e Futbollit pritet të mos rinovojë kontratën me trajnerin Sylvinho, ndërsa një njoftim zyrtar pritet të bëhet publik gjatë një konference të jashtëzakonshme.
Sipas burimeve, vendimi mes palëve është marrë më herët, ndonëse ende nuk është bërë komunikimi zyrtar për publikun. Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, është shprehur se çështja e trajnerit të ri do të mbyllet përpara ndeshjeve miqësore të muajit qershor.
Sylvinho pritet të largohet pas një periudhe të suksesshme në krye të kombëtares, gjatë së cilës Shqipëria u kualifikua në Kampionatin Evropian dhe arriti për herë të parë në fazën “play-off” të kualifikimeve për Botëror.