Vendosni fjalën kyçe....

Mediet afër qeverisë: Teatri ishte ndërtuar me tallash e kompensata


Mediet afër qeverisë pas shembjes nga fadromat të godinës së Teatrit Kombëtar vrapuan të raportonin materialet me të cilat ishte ndërtuar godina.

Tallash dhe kompensata ishin materialet me të cilat ishte ndërtuar godina të raportuara në media si Top Channel, Tema apo Shqiptarja.

Materiale këto të përdorura për justifikim nga qeveria dhe bashkia për ti vënë ruspën Teatrit Kombëtar.

“Një nga arsyet që ka sjellë dhe shembjen e kësaj godine kanë qenë materialet e dobëta që janë përdorur dhe pamundësia për të ndërhyrë për rikonstruksionin e saj”-shkruan portali Lexo.al.

Kjo sipas tyre një arsye e fortë për shembjen e godinës, duke simbolizuar degradimin që e pamundësonte rikonstruksionin dhe zgjidhja më e mirë ishte fadroma.

Këto janë fjalët e njëjta të përdorura si me regji nga këto medie të cilat kanë bërë zërin e qeverisë për të justifikuar shembjen.

Këto materiale me të cilat ishte ndërtuar Teatri Kombëtar që nga 1939 i mbijetuan dy tërmeteve të forta në vitin 2019 ndryshe edhe nga ndërtesat e reja prej betoni dhe tulle./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *