Vendosni fjalën kyçe....

Del video e sherrit në Yzberisht, momenti kur 39-vjeçari tenton të përplasë çiftin me makinë


Publikohet një video nga sherri i ndodhur mëngjesin e sotëm në Yzberisht të Tiranës, ku një person u konfliktua me një çift bashkëshortësh të cilët tentoi t’i shtypë me makinë.

Sikurse shihet në videon e publikuar nga Balkanweb, 39-vjeçari Taulant Mekollari i jep gaz makinës dhe i afrohet makinës së çiftit për ta përplasur, ndërsa dëgjohen ulërimat e të afërmes së tij, që i del para makinës për ta parandaluar. Ai nuk stepet dhe vazhdon përpara, por fatmirësisht gruaja tërhiqet nga një burrë dhe shpëtohet.

Konflikti mes dy shoferëve duket se nisur për një fjalë banale në timon, çka ka bërë që Mekollari, një person me precedentë penalë në fushën e lojërave të fatit dhe lëndëve narkotike, të ndjekë nga pas makinën tjetër deri në Yzberisht, ku dhe ka tentuar t’i shtypë burrë e grua. Kjo e fundit ishte edhe shtatzënë.

Aty afrohet në punonjës policie i veshur civil që e nxjerr atë nga makina si dhe njerëz të tjerë. Ai bën rezistencë derisa mbërrijnë policët me uniformë.

Personi tjetër me inicialet G. M., i përfshirë në sherr rezulton gjithashtu me precedentë penalë për plagosje të lehtë me dashje.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *