Vendosni fjalën kyçe....

Ndërron jetë edhe i plagosuri, rëndohet bilanci i aksidentit në Elbasan


Është rënduar bilanci i aksidentit të ndodhur pasditen e sotme në rrugën Elbasan-Cërrik.

Nga përplasja e një mjeti tip Audi me një motoçikletë ndërroi jetë drejtuesi i kësaj të fundit, Ervis Driza., ndërsa u plagos bashkëudhëtari i tij.

Por pak orë më vonë ka ndërruar jetë në spital edhe 56-vjeçari Fatos Qosa, që udhëtonte me motoçikletë me 35-vjeçarin.

Aksidenti i rëndë ndodhi pranë fshatit Shirgjan kurse drejtuesi i mjetit është shoqëruar nga policia.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *