Vendosni fjalën kyçe....

Aksident me pasojë vdekjen në Lushnjë, makina përplas 65-vjeçarin që ecte me biçikletë


Një 65 vjeçar ka ndërruar jetë në Lushnjë, pasi është përplasur nga një makinë në lëvizje tip benz.

65 vjeçari ishte duke udhëttuar me biçikletën e tij në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, ndrkohë shoferi i mjetit është shoqëruar nga policia.

 

Lushnjë/Informacion paraprak

Rreth orës 12:20, në vendin e quajtur “Stan Karbunarë”, automjeti tip “Benz” me drejtues shtetasin A. B., 60 vjeç, ka aksidentuar shtetasin H. Ç., 65 vjeç, i cili ishte duke udhëtuar me biçikletë.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i biçikletës ka ndërruar jetë, ndërsa shtetasi A. B. u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.