Vendosni fjalën kyçe....

Rama nga Bosnja: Do hapim ambasadën shqiptare në Sarajevë


Kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së përbashkët me kryetaren e Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Borjana Krišto, deklaroi se qeveria shqiptare po përgatitet për të hapur ambasadën shqiptare në Sarajeve.

Rama tha se në Bosnje jeton një komunitet shqiptar ndërsa theksoi rëndësinë për impelementimin e marrëveshjes për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët e Kosovës.

Uroj që ky të jetë një shembull se si të gjithë vendimet dhe proceset kaq të rëndësishme për mirëqenien e përbashkët duhet të merren dhe zbatohen. Dëshirojmë t’i forcojmë marrëdhëniet me Bosnjën dhe jemi duke përgatitur hapjen e ambasadës e Republikës së Shqipërisë në Sarajevë. Në Bosnje jeton një komunitet shqiptar dhe më vjen mirë të them që komuniteti boshnjak në Shqipëri i ka të garantuara të drejtat e veta gjuhësore, kulturore, fetare që janë të garantuara në ligjin e minoriteteve të republikës së Shqipërisë. Nga ana tjetër nuk është sekret që Shqipëria mbron edhe interesat e shqiptarëve në Kosovë dhe në vende të tjera dhe unë ia thashë edhe kryeministres që jemi të interesuar që marrëveshjet e Procesit të Berlinit, dhe marrëveshja për lëvizjen e lirë me kartë identiteti për qytetarët shqiptarë të Kosovës të mundësohet sepse është e pakuptimtë që të kemi problematika të kësaj natyre ndërkohë që politika duhet të shërbejë”, tha kryeministri Rama.