Vendosni fjalën kyçe....

Arrestohet 32-vjeçari në Kavajë, i gjendet pistoletë pa leje



Policia e Shtetit ka vijuar kontrollet në qytetin e Kavajë për parandalimin dhe goditjen e armëmbajtjes pa leje, duke finalizuar operacionin e koduar “Fast”.

Në kuadër të këtij operacioni, shërbimet e Komisariatit të Policisë Kavajë, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, kanë lokalizuar dhe arrestuar një 32-vjeçar.

Shtetasi F. Rr., banues në Kavajë, është kapur në lagjen nr. 2 të qytetit teksa lëvizte në këmbë. Gjatë kontrollit fizik, policia i ka gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë me municion luftarak, të cilën e mbante pa leje.

Pas përfundimit të veprimeve procedurale, ai është arrestuar në flagrancë, ndërsa materialet i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.