Vendosni fjalën kyçe....

Aksident në Elbasan, humb jetën drejtuesi i motoçikletës


Një person ka humbur jetën në rrugën Elbasan-Cërrik në një aksident rrugor. Aksidenti ka ndodhur pranë fshatit Shirgjan ku një mjet është përplasur një motoçikletë duke e nxjerrë nga rruga.

Sipas policisë, aksidenti ka ndodhur mes një mjeti tip ‘Audi’ të drejtuar nga një 25-vjeçar me iniciale A.Sh. dhe një motoçiklete të drejtuar nga një 35-vjeçar me iniciale E.D.

Ky i fundit ka humbur jetën si pasojë e plagëve ndërsa është plagosur bashkëudhëtari i viktimës., F.Q.

‘Elbasan / Informacion paraprak. Në aksin rrugor Elbasan –Cërrik, shtetasi  A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan,  duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç,  banues në fshatin Shirgjan. Si  pasojë  e aksidentit ka ndërruar jetë  drejtuesi i motoçikletës , si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën shtetasi F.Q., 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë . Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan,  për veprime të mëtejshme procedurale. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.’ – thuhet nëë njoftimin e policisë.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *