Vendosni fjalën kyçe....

Yuri Kim merr “bekimin” e Senatit, zyrtarizohet si ambasadore e SHBA-së në Shqipëri


Komisioni i Senatit për Marrëdhënie me Jashtë ka miratuar emërimin e Yuri Kim si ambasadore e SHBA-së Shqipëri.

Ajo iste emëruar nga presidenti Trump në qershor 2019 por për t’u emëruar është dashur të zhvillojë një seancë dëgjimore para Senatit dhe të marrë miratimin e tij.

Në fjalën e saj asokohe, Kim theksoi se prioritetet në punën e saj do shin zgjidhja e ngërçit politik, zbatimi i reformës në drejtësi, si dhe ndihmën ndaj Shqipërisë për hetimin dhe ndëshkimi e korrupsionit e krimit të oirganizuar.

Karriera e pasur e ambasadores

Kim, sipas një përmbledhje të karrierës së saj të publikuar në Universitetin e Guamit, në ishullin Mangilao në Paqësor nën varësinë e SHBA-ve, ka punuar në sfidat kryesore të politikës së jashtme dhe të sigurisë kombëtare nëpër rajone të shumta, duke përfshirë Kinën, Korenë e Veriut, Turqinë, Irakun dhe shërbimet për NATO-n.

Kim ka qenë shefja e Shtabit të Zëvendëssekretarit të Shtetit në vitet 2015-2017. Më parë  ajo ishte drejtoreshë e Zyrës së Sigurisë Evropiane dhe Çështjeve Politike-Ushtarake, përgjegjëse për politikat e SHBA-së lidhur me vendosjen e forcës së NATO-s, SHBA-ve dhe Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) e çështjeve të tjera të politikës transatlantike të sigurisë.

Ajo ka mbajtur rolin e Këshilltares Politike në Ankara në vitet 2011-2014, ku ishte përgjegjëse për forcimin e bashkëpunimit dypalësh, NATO-s dhe rajonal me Turqinë, veçanërisht në lidhje me zhvillimet në Siri, Irak dhe Iran.

Si Këshilltare Politike në Bagdad, në vitet 2009-2010, ajo u angazhua me udhëheqësit irakianë në spektrin e plotë të çështjeve të brendshme, dypalëshe dhe rajonale. Ajo gjithashtu punoi me zyrtarë të lartë amerikanë të mbrojtjes për të planifikuar dhe ekzekutuar tranzicionin e detyrave kritike, përgjegjësive dhe buxheteve nga forcat amerikane të Irakut në entitetet civile amerikane dhe irakiane.

Para kësaj detyre, ajo ishte asistente Speciale e Ndihmës Sekretarit Shtetëror për Çështjet e Azisë Lindore dhe Çështjeve Paqësore dhe një anëtar i delegacionit të SHBA-së në bisedimet gjashtëpartiake që synonin denuklearizimin e Koresë së Veriut.

Ajo ka shërbyer gjithashtu në Seul, Tokio dhe Pekin dhe në Sekretariatin Ekzekutiv në mbështetje të sekretarit Colin Powell.

Kim mban një diplomë Bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit. Ajo flet gjuhët koreane, kineze (mandarin), japoneze dhe turke.

Pas mbarimit të mandatit në misionin diplomatik në Shqipëri të Donald Lusë si ambasador dhe largimit të tij në drejtim të Kirgistanit, administrata Trump propozoi emrin e Katheelin Kavalec, e cila nuk u votua nga Senati./Hashtag.al


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *