Vendosni fjalën kyçe....

Skiatorja italiane Lara Colturi i sjell Shqipërisë medalje të artë në sportin e skijëve


 

Lara Colturi e bija e Daniella Ceccarellit ish kampione olimpike për Italinë, është sportistja e cila garon për Shqipërinë dhe që na dha mundësi të kemi edhe një kampione bote në sportin e Skive.

Me tre podiume dhe 3 medalje të arta në 4 garat e zhvilluara në këtë javë të Kupës së Botës për të rinj që po zhvillohet në St Anton të Austrisë, Lara Courit mbyll testin e saj për të vazhduar në Kampionatin Botëror për të rritur që zhvillohet në Kronplatz të Italisë javën e ardhshme.

Ky sezoni i parë sipas trajneres së saj ishte një test për të kuptuar se deri ku mund të shkojë Lara Colturi dhe shenjat e dhëna janë vërtet premtuese.

Ajo është në qendër të vëmendjes së specialistëve të këtij sporti falë rezultateve mjaft të mira në këtë edicion, që kulmuan këtë javë me medaljen e artë Botërore në moshën 16-vjeçare.

Një talent në rritje nga e cila po përfiton edhe Shqipëria për të qenë mes shteteve më të mëdha europiane që sportin e skive e kanë sport konbëtar, si Austria, Zvicra, Italia, Franca, Suedia, Norvegjia, Kanadaja apo SHBA.