Vendosni fjalën kyçe....

Presidenti Trump nominon Yuri Kim për ambasadore në Shqipëri


Presidenti Donald Trump ka nominuar Yuri Kim për postin e Ambasadorit në Shqipëri. Lajmi është publikuar në faqen zyrtare të Shtëpisë së Bardhë.

Që prej largimit të Donald Lu, ambasada amerikane në Tiranë drejtohej nga e komanduara me punë Leyla Moses-Ones.

Kim ka shërbyer në nivelet e larta të shërbimit diplomatik amerikan duke mbuluar rajone të ndryshme.

Ajo ka qenë Shefe e Shtabit të Zëvendës sekretarit të Shtetit në periudhën 2015-2017, Gjithashtu Kim ka drejtuar edhe Zyrën për Sigurinë Evropiane dhe Çështjet Politike-Ushtarake.

Kim ka edhe një karrierë si konsulle politike në Turqi dhe Irak si edhe anëtare e delegacionit të SHBA-së në bisedimet me Korenë e Veriut për denuklearizimin.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *