Vendosni fjalën kyçe....

Meta rrëfen betejën e re që do nisë së shpejti


Presidenti Meta tha se së shpejti krahas me atë të zgjedhjeve të lira e të ndershme do nisë edhe një betejë tjetër, atë të çmontimit të shtetit të propagandës e të gënjeshtrës që po i merr frymën shtetit të së vërtetës.

“Beteja është të gjithë sëbashku, me në krye presidentin, të çmontojmë shtetin e propagandës, sepse po i merr shpirtin shtetit të së drejtës. Të çmontojmë shtetin e gënjeshtrës, sepse po i merr shpirtin shtetit të vërtetës. Situata e medieve në Shqipëri është e rëndë, është në kapje të tmerrshme, në mënyrë që të imponohet disinformimi, të humbasin besimin, nënshtrohen dhe të pranojnë këtë situatë si një fatkeqësi që nuk mund të evitohet. Unë jam i bindur që populli ynë, shumë shpejt do të gjejë rrugën e të vërtetës dhe të integrimit të shpejtë drejt BE-së.” – tha Meta.


Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *