Vendosni fjalën kyçe....

“Ju rrofshin patentat të gjithëve ju, për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë” – Rama poston videon


‘Për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë, ju rrofshin patentat gjithë ju të tjerëve’. Këtë ka deklaruar kryeministri Rama në një veprimtari për sistemin automatik të drejtimit të makinës.

Kreu i qeverisë po fliste teksa makina rrotullohej në pistë duke thënë se qytetarëve ju rrofshin patentat pasi së shpejti makinat do kenë mundësi të ecin vetë pa qenë nevoja e një shoferi.

‘Kur thosha që do vijë dita që makinat do ecin vetë nuk më besonte njeri, tani shikojeni sesi erdhi dita. Ja makina, unë s’po e prek fare timonin, ja dora ime. Ndërkohë unë mund të komunikoj në Facebook me ata që më shajnë e të kthej përgjigje gjatë rrugës pa qenë nevoja të kem shofer por mund të jem vetë shofer. Kështu që ju rrofshin patentat të gjithëve ju. kjo është dora ime dhe ky jam unë siç më shikoni.

Sa mirë do ishte sikur të kishte edhe makina e qeverisë një drejtim automatik por kjo s’ka ende mundësi kështu që për drejtimin e qeverisë timoni mbetem unë, mbetet si të thuash njeriu por në këtë periudhë njeriu jam unë.’ – thotë ndër të tjera Rama gjatë videos.